Përshendetje nga SHMU! Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi. Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim e qender, ndërsa në veri reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar.


















