Aborti është një moment i vështirë si nga ana psikologjike ashtu edhe fizike. Kjo gjendje është dhe me e vështirë në momentet kur mosha e nënës është tepër e re. Në raportin vjetor burra-gra thuhet se abortet në moshën e adoleshencës janë analizuar veçmas dhe pjesa më e madhe e aborteve është kryer në moshën 17 vjeçare, 104 aborte për 1000 lindje të gjalla.


















