Në Shqipëri, gjatë muajit tetor rastet e reja me koronavirus shënuan një rënie të dukshme krahasuar me shtatorin, ndërkohë që pati një rritje të viktimave. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në total u rregjistruan 14.719 të infektuar, nga 23.409 të tillë, në muajin pararendës, ose 37.2 përqind më pak.


















