Albest 2.0 — Tani Live

Informohu.
Lidhu.Zhvillohu.

Qendra inteligjente për profesionistët shqiptarë. Lajme të verifikuara, analiza tregu dhe mundësi elite.

150+
Artikuj Premium
2.5k
Lexues Ditor
99%
Saktësi Tregu
100%
Verifikuar
Auto Servis Ani – Sauk
1 / 2

Artikujt Tanë

Histori që Inspirojnë

Zbuloni artikuj të thelluar që formësojnë të ardhmen e biznesit dhe teknologjisë.

ADD PRINT - DISTRIBUTOR DHE IMPORTUES I BOJRAVE TE PRINTERAVE DHE FOTOKOPJEVE
Artikull
9 nëntor 2026

ADD PRINT - DISTRIBUTOR DHE IMPORTUES I BOJRAVE TE PRINTERAVE DHE FOTOKOPJEVE

Add Print Kamëz: tonerë, printera dhe servis për biznese dhe zyra Një printer që nuk punon ndalon gjithë ditën e punës. Add Print në Kamëz është shtëpia e tonerave dhe printerave: tonerë, bojëra printerash, printera, fotokopje multifunksionale dhe servis të certifikuar, për shtëpi, zyra të vogla, korporata, shtypshkronja dhe studio grafike. Shitje me shumicë dhe pakicë. 🖨️ Printera Printera bardhezi dhe me ngjyra. "Printera për shtëpi dhe zyra" 📠 Fotokopje multifunksionale Pajisje që printojnë, kopjojnë dhe skanojnë. "Fotokopje multifunksionale për zyra" 🎨 Tonerë Tonerë për printera dhe fotokopje. [ Zgjero: llojet, përputhshmëria, si ta gjesh tonerin e duhur ] 📷 FOTO 4: tonerë në raft Alt: Tonerë për printera dhe fotokopje në Add Print Kamëz Caption: Tonerë për printera dhe fotokopje. 💧 Bojëra printerash Bojëra për printerat me bojë. [ Zgjero: llojet, kur duhen ndërruar, këshilla për kursim ] 📷 FOTO 5: bojëra printerash Alt: Bojëra printerash në Add Print, Kamëz Caption: Bojëra për printerat tuaj. 🔧 Servis i certifikuar Servis për të gjitha pajisjet, që puna juaj të mos ndalet. [ Zgjero: çfarë riparohet, kohët e shërbimit, mirëmbajtja ] 📷 FOTO 6: teknik duke servisuar një printer Alt: Servis i certifikuar i printerave dhe fotokopjeve në Add Print Kamëz Caption: Servis për të gjitha pajisjet. 🏢 Për biznese, zyra, shtypshkronja dhe studio grafike Zgjidhje për shtëpi, zyra të vogla, korporata, shtypshkronja dhe studio grafike. [ Zgjero: oferta për biznese, konsumi i madh, kontrata ] 📦 Shumicë dhe pakicë Çmime konkurruese, si importues dhe distributor i drejtpërdrejtë i bojërave dhe tonerëve. [ Zgjero: kushtet e shumicës, sasitë, çmimet ] 📍 Na gjen këtu Adresa: Bulevardi Nënë Tereza, Kamëz Telefon: +355 67 60 53 740 Instagram: @addprint Orari: [ ] PRODUKTE

Misioni Ynë

Ne besojmë tek fuqia e informacionit për të transformuar karrierën dhe biznesin tuaj.

Live

Lajme

Zhvillimet më të fundit nga ekonomia, politika dhe teknologjia.

Ajo që i japim trurit çdo ditë: si kronika e zezë e normalizon dhunën
Shoqëri
4 nëntor 2026

Ajo që i japim trurit çdo ditë: si kronika e zezë e normalizon dhunën

Lajmet tona janë zakonisht kronikë e zezë ose skandale. Mendoj se kjo ka efekte negative në popull, sepse kur dëgjon diçka shumë herë, me kalimin e viteve kjo bëhet problem. Truri fillon të gjejë zgjidhje në bazë të burimit që ka marrë këto 20 vitet e fundit. Kjo quhet normalizim. Është e thjeshtë. Mjafton të ulesh në kafe dhe do të shikosh njerëz që diskutojnë këto skandale, sikur jeta e njerëzve të tjerë të ishte gjë normale për t'u diskutuar në kafe. Te shumica e njerëzve ndikon shumë kapaciteti i të menduarit, pra mënyra si e përfshijnë atë lajm në jetën e tyre. Disa reagojnë me mbingarkesë emocionale, të tjerë me mpirje. Disa ndiejnë frikë të shtuar dhe mendojnë se e gjithë bota është e rrezikshme. Disa e kuptojnë lajmin fjalë për fjalë dhe nuk e vënë dot në kontekst. Ky kapacitet nuk varet vetëm nga zgjuarsia. Ulet kur jemi të stresuar, të lodhur ose në një moment të vështirë, pra mund t'i ndodhë secilit prej nesh. Zoom in, zoom out Për ta kuptuar këtë, duhet të bëjmë zoom in dhe zoom out. Zoom in është fëmija i vogël që rrëzohet dhe shikon prindërit, sepse nuk di si të reagojë. Nëse prindërit afrohen me panik, "oh, pse qan", ai qan. Nëse ata reagojnë me qetësi, fëmija e kupton vetë që ishte diçka e vogël, ngrihet dhe vazhdon. Nëse ne si prindër nuk dimë ta shfrytëzojmë atë moment, do ta mësojmë fëmijën gabim. Zoom out është populli. Edhe populli sillet si ai fëmijë: shikon "prindërit" e vet për të kuptuar si të reagojë. Këta prindër janë mediat, gazetarët, analistët, institucionet dhe njerëzit publikë. Nëse populli nuk ushqehet në një sistem si duhet, nuk do ta kuptojë që jeta personale e dikujt nuk është publike dhe nuk duhet të diskutohet nga të tjerët. Mediat nuk duhet t'i thonë popullit çfarë të mendojë. Mjafton të reagojnë me qetësi dhe me kontekst, dhe populli e kupton vetë. Këtë e pamë së fundmi. Kur u shpërnda një video intime e një personi publik, u fol për të 3–4 ditë. Pas kaq kohe, njerëzve u dukej aq normale sa e bënin temë diskutimi me kafe. Kur lajmi bëhet model Kjo nuk është vetëm ndjesi. Në vitin 1774, pas romanit të Goethe-s ku heroi i jep fund jetës, Europa pa një valë rastesh imituese, dhe disa vende e ndaluan librin. Shkencëtarët e quajnë efekti Werther. Sociologu David Phillips gjeti në të dhënat e SHBA-së se pas çdo lajmi të tillë në faqe të parë rastet rriteshin, sidomos te njerëzit që i ngjanin personit të lajmit. Kur mediat e Vjenës ranë dakord të ndalonin raportimin sensacional, rastet ranë. Edhe te ne ndodh e njëjta gjë. Instituti Shqiptar i Medias ka gjetur në mediat tona përshkrim të detajuar të metodës, identifikim të viktimës, intervista me të afërmit në dhimbje dhe tituj sensacionalë, ndërsa redaksitë nuk kanë një kod të qartë për këto raste. Modeli pH Mendoj se duhet të ketë një model si pH-ja: çdo lajm negativ duhet të shoqërohet me diçka pozitive për popullin. Një artikull informues që shpjegon pse nuk duhet të përfundojmë te dhuna, duke treguar shenjat që paralajmërojnë se një person po shkon drejt hapit të fundit. Nëse personi i kupton këto shenja dhe kupton nervat e veta, ka shans më të lartë ta parandalojë. Sot ndodh e kundërta. Po e mbingarkojmë popullin me kronikë të zezë, dhe analistët nuk e shpjegojnë në mënyrë që populli të mos i bëjë këto veprime. Thjesht e zgjasin historinë, dhe gjithnjë e më shumë njerëz e mësojnë këtë gabim. Shkenca e quan anën tjetër efekti Papageno: historitë e njerëzve që e kaluan krizën dhe gjetën ndihmë e ulin rrezikun. Nëse një popull nuk ushqehet me informacione të sakta, faj nuk kanë vetëm ata që bëjnë krimin. Faj kanë edhe ata që nuk ndihmojnë ta ndalojnë. Nëse nuk ndihmojmë njëri-tjetrin, jemi si bletët meshkuj të kolonisë: hamë, pimë dhe nuk japim asgjë pozitive. Një shoqëri që do të ecë përpara nuk mund të jetojë kështu. Shumë lexues do ta kundërshtojnë këtë artikull, dhe kjo është mirë. Nëse të gjithë do të kishim të njëjtin mendim, do të thoshte që nuk e kemi përdorur kokën siç duhet. Truri ruan gjurmë nga gjithçka që i japim çdo ditë. Nuk ka rëndësi ta mbani mend këtë artikull fjalë për fjalë. Rëndësi ka që ai të jetojë në mendjen tuaj dhe t'ju ndihmojë të mendoni ndryshe. Nëse ti ose dikush që njeh po kalon një moment të vështirë, mos e mbaj vetëm. Në rast urgjence telefono 127 ose shko në urgjencën e spitalit më të afërt. Për fëmijë dhe të rinj: ALO 116 111, falas dhe 24 orë. Për gra dhe vajza: 116 117.

Gati për hapin tjetër?

Bashkohuni me komunitetin më elitar.
Pa kosto. Pa spam. Vetëm vlerë.