Policia e Tiranës ka identifikuar emrat e dy viktimave që humbën jetën në një përplasje fatale tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit pas mesnate. Ata janë Luan Cenollari dhe Ali Bejo, 69 vjeç. Sipas pamjeve, aksidenti ka ndodhur në kryqëzim ku dyshohet se një prej mjeteve, Citroen, ka hyrë me semafor të kuq dhe përplasja ka qënë aq e fuqishme sa janë shkatërruar të dyja makinat. Dyshohet se shoferi Emirjan Doko, 30 vjeç, ka qenë i dehur.


















