Qytetarët e Dibrës po e marrin me dyfishin e çmimit, lëndën drusore aq të nevojshme për ngrohje, krahasuar kjo me vitin e kaluar, njoftoi gazetari i SYRI TV. Nëse një vit më parë një metër sterë dru zjarri varionte nga 35 deri 40 mijë lekë të vjetra, këtë vit çmimi është dyfishuar dhe aktualisht shitet me 70 deri në 90 mijë lekë për metër ster.


















