Që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, në vend janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, në vend janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019.
Përshëndetje nga SHMU! Per ditën e nesërme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 2-8m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1 deri 2 ballë.
Të kuptuarit se si disa njerëz i rezistojnë natyrshëm infeksionit Covid, pavarësisht se janë të ekspozuar ndaj virusit, mund të çojë në vaksina më të mira, thonë studiuesit. Një ekip në Kolegjin Universitar të Londrës tha se disa njerëz kishin njëfarë imuniteti ndaj COVID-19 edhe para fillimit të pandemisë.
Luan Cenollari, baba i dy fëmijëve humbi tragjikisht jetën në një aksident të ndodhur rreth orës 3 të natës në kryeqytet. Cenollari po drejtonte një mjet tip “Honda” kur u godit nga mjeti tip “Citroen” që drejtohej nga shtetasi Emirjan Doko, që sipas policisë ishte i dehur dhe hyri me semafor të kuq dhe shpejtësi të lartë. Si pasojë e goditjes, Cenollari dhe pasagjeri i tij Ali Bejo humbën jetën. Mësohet se Cenollari ishte polic i burgjeve, përkatësisht forcës operacionale dhe pas punës punonte si taksist për të siguruar disa të ardhura më shumë.
Janë kryer 3,596 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 690 qytetarë, në këto bashki: 297 në Tiranë, 48 në Berat, 33 në Fier, 30 në Kamëz, 25 në Elbasan, 24 në Sarandë, 23 në Vlorë, 20 në Durrës, 16 në Lushnje, 14 në Shkodër, Gjirokastër, 12 në Korçë, 11 në Krujë, Patos, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Lezhë, Dibër, Pogradec, 6 në Mallakastër, Kolonjë, Cërrik, 5 në Kurbin, 4 në Himarë, Devoll, Peqin, 3 në Kukës, Tropojë, Divjakë, Gramsh, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Mat, Libohovë, Këlcyrë, 1 në Pukë, Has, Mirditë, Klos, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Tepelenë, Memaliaj, Dimal, Belsh.