Prishtinë - Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot seanc të jashtëzakonshme, ku do të debatohet rreth situatës epidemiologjike në vend për pandeminë. Pikë e vetme e rendit të ditës e kësaj seance do të jetë debati parlamentar për gjendjen me pandeminë në Kosovë. Seanca pritet të fillojë nga ora 11:00. Ndërkohë, po ashtu sot, duke filluar nga ora 15:00, Kuvendi do të mbajë seancë të re, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës.


















