Stuhia e dëborës që ka përfshirë Stambollin ka bllokuar në aeroport avionin e kompanisë “Air Albania”. Lajmin e ka konfirmuar kompania me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Stuhia e dëborës që ka përfshirë Stambollin ka bllokuar në aeroport avionin e kompanisë “Air Albania”. Lajmin e ka konfirmuar kompania me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Temperaturat e ulta deri në -14 gradë gjatë orëve të natës kanë krijuar forma interesante të akullit në bregun e liqenit të Pogradecit. Edhe pse këtë vit më të pakta në sasi për shkak se liqeni nuk ka pasur dallgë të forta pamjet fantastike të krijuara natyralisht nuk mungojnë në breg të liqenit.
Ministria e Shëndetësisë lajmëron se në 24 orët e fundit, 7 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. MSH thekson gjithashtu se 789 individë janë infektuar me Covid në orët e fundit.
Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës i është vendosur tritol në banesë një ditë më parë. Sipas tij, dëmet nuk kanë qenë të shumta, por është dëmtuar dera e shtëpisë. Në një prononcim, ai ka thënë se ishte një person me kapuç ai që i vendosi lëndën eksplozive. Sakaq, Duka publikoi ne Opinion,dhe mesazhin kërcënues për jetën të ardhur në telefonin e tij pak ditë më parë, ku i kërkohej të jepte dorëheqjen nga kreu i FSHF ose do e vriste me armë.
Përshëndetje nga SHMU! Moti i ftohtë dhe i acartë do të vijojë edhe për ditën e nesërme mbi vendin tonë.