Ambasada gjermane në Tiranë njofton se nesër, më datë 24 janar 2022, sektori i vizave do të jetë mbyllur. Sipas njoftimit të ambasadës, sektori i vizave do të jetë i mbyllur të hënën dhe se nuk ka as shërbim telefonik në këtë ditë.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Ambasada gjermane në Tiranë njofton se nesër, më datë 24 janar 2022, sektori i vizave do të jetë mbyllur. Sipas njoftimit të ambasadës, sektori i vizave do të jetë i mbyllur të hënën dhe se nuk ka as shërbim telefonik në këtë ditë.
Masat e ftohta polare që kanë depërtuar në Shqipëri prej disa ditësh do të diktojnë sërish mot të kthjellët, por shumë të ftohtë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime, vranësira dhe temperatura ekstremisht të ulëta paraqitet moti në zonat malore.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell por shumë të ftohtë. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -9°C në 00°C, në zonat e ulëta nga -3°C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 00°C në 07°C.
Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 2, 670 raste të reja me koronavirus nga 9, 485 teste të kryera. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjashtë pacientë kanë humbur jetën.
Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare Imzot Arjan Dodaj ka marrë sot detyrën, në një ceremoni të mbajtur në Katedralen e Shën Palit. Të pranishëm janë drejtuesit e komuniteteve shqiptare, por dhe krerët e politikës shqiptare, ku të mes të cilëve Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga bashkëshortja Linda, dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.