Mosardhja e regjistrave në shkolla deri në gjysmë të vitit ka qenë “pika që derdhi kupën” e arsimtarëve të Tiranës, që ankohen vazhdimisht për kushtet e mësimit. Për këtë shkak, ata lajmëruan këtë mesjavë një grevë prej një ore, duke abandonuar orën e parë të mësimit në çdo shkollë, ndërsa pas një jave protestë përpara zyrave të Ministrisë së Arsimit.


















