Përshëndetje nga SHMU dhe më poshtë po ju njohim me një parashikim paraprak të javës që presim përpara! Për ditën e Hënë dhe atë të Martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.


















