Duke filluar nga 1 shkurti në Itali do të hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese anti Covid, që do të ndryshojnë dhe rregullat për green-pass dhe të pavaksinuarit. Autoritetet italiane lajmëruan që kohëzgjatja e green-pass do të reduktohet nga 9 në 6 muaj. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të pajisur me këtë dokument pasi pa atë nuk do të lejohet hyrja në dyqane dhe në zyra të ndryshme të shërbimeve publike.


















