Përshëndetje nga SHMU! Situata e paqendrueshme që ka risjellë në vend reshjet e shiut e dëborës do të jetë e përkohshme. Ditën e nesërme do të hyjnë në qarkullim masat ajrore të qendrueshme më të ftohta. Këto do të sjellin kthjellime në zonat bregdetare e ato të ulta ndërsa në male vranësira deri mesatare. Ngricat do të përfshijnë zonat malore dhe ato kodrinore të vendin.


















