Në shtator, indeksi i çmimeve të konsumit në grupin “Bukë dhe Drithëra” u rrit me 4.3% në raport me shtatorin 2020. Këto ishin ritmet më të larta të rritjes që nga janari 2012, raportoi INSTAT. Pas një qetësie gati 10-vjeçare, çmimet e drithërave nisën rritjen e dukshme gjatë vitit 2020, të nxitura nga një kërkesë jo e zakontë në të gjithë botën nga frika e bllokimeve në lëvizje.


















