Situata shëndetësore e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka ndikuar edhe për 2021 në treguesit e shërbimit spitalor publik. Sipas raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë në spitalet shtetërore, për periudhën janar-prill 2021, janë trajtuar 11% më pak pacientë me sëmundje të ndryshme se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.


















