Pandemia e Covid 19 do të vazhdojë edhe për një vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shkak për këtë, OBSH thotë se është mosfurnizimi i vendeve të varfra me vaksina anti Covid. Drejtuesi i lartë i OBSH-së, Bruce Aylward, tha se situata në vendet e varfra jep sinjale se kriza e pandemisë “mund të vazhdojë edhe në vitin 2022”.


















