Në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve, mbrëmjen e nesërme, do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së re. Sipas autoritetit rrugor shqiptar, do ndryshojë qarkullimi i automjeteve nga Unaza e re dhe Yzberishti të cilat do të devijojnë në rrugën paralele ku janë të lidhura rrugicat ekzistuese.


















