Unioni i Transportit Publik në shenjë proteste, ka marrë vendim që të përgjysmojë flotën e autobusëve urbanë që operojnë në Tiranë. Krizës financiare që u shkaktoi pandemia e COVID me masat e rrepta dhe kufizimet për pasagjerët, i është shtuar tashmë edhe kriza e karburanteve, rritja e tyre në tregje, që të dyja së bashku po e çojnë sektorin e transportit public drejt falimentimit.


















