640 0 mos 1774013763

Komisioni federal i Arteve në Shtetet e Bashkuara i dha dritën jeshile prodhimit të një monedhe floriri me imazhin e presidentit Donald Trump.

Monedha prej floriri 24 karat do të shënojë 250-vjetorin e SHBA-së në 4 korrik; Trumpi aty shihet në këmbë pas një tavoline, me grushtet e mbështetur në sipërfaqen e saj.

Pas një prezantimi nga US Mint, agjencia qeveritare e Shteteve të Bashkuara që është përgjegjëse për prodhimin e monedhave amerikane, Komisioni i Arteve të Bukura votoi njëzëri për miratimin e dizajnit të monedhës, pavarësisht pikëpyetjeve që rrethojnë ligjshmërinë e tij. Ligji federal nuk e lejon që në monedhat amerikane te shgaqet një president i gjallë.

Pavarësisht kësaj megjithatë, monedha po përgatitet në përputhje me autoritetin e Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, për të miratuar lëshimin e monedhave përkujtimore të arit. Bessent pritet të urdhërojë prerjen e monedhës pasi US Mint të aprovojë përmasën përfundimtare të saj. Nënkryetari i komisionit, James McCrery, tha se sugjerimet kanë qenë që monedha të bëhet sa më e madhe që të jetë e mundur, me një diametër deri në 7.6 centimetra. Deri tani, Calvin Coolidge ka qenë presidenti i vetëm amerikan i paraqitur në një monedhë përsa kohë ishte ende në jetë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.