Si pasojë e reshjeve të shiut që kanë vazhduar edhe përgjatë orëve të natës, kanë sjellë rënie të gurëve dhe inerteve në disa akse rrugore. Ndërkohë Valbona, Qafa e Qarrit, Dardha dhe Voskopoja janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Në këto zona drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.


















