Prishtinë - Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan, cak i sulmit ishte shoferi, kurse sipas tij, dy vrasjet tjera ndodhën aksidentalisht.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Prishtinë - Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se për vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan, cak i sulmit ishte shoferi, kurse sipas tij, dy vrasjet tjera ndodhën aksidentalisht.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë, të sapo publikuar, ka paralajmëruar për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara.
Të paktën 38 vende kanë raportuar raste të variantit të ri Omicron të koronavirusit. Presidenti amerikan Joe Biden e quan variantin një shkak për shqetësim – por “jo panik” – ndërsa shkencëtarët punojnë për të përcaktuar nëse ai është më i rrezikshëm se llojet e tjera. Masat paraprake kërcënojnë rimëkëmbjen globale nga pandemia ndërkohë që Afrika e Jugut kritikoi kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj saj nga disa vende.
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartët atmosferik dhe masa ajri kontinentale të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të qëndrueshëm.
5 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në bilancin e 24 orëve të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë kryer 1,440 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 172 qytetarë.