Dëmet e kompanive të sigurimeve nga produktet e sigurimit të shëndetit janë në rritje të lartë këtë vit. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 10-mujorin 2021 dëmet e paguara në sigurimin e sëmundjeve arritën vlerën e 438 milionë lekëve ose 3.6 milionë eurove. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, dëmet në këtë produkt janë rritur me 26.4%.


















