Përshëndetje nga SHMU! Më poshtë po ju njohim sa i përket parashikimit të motit rreth kësaj fundjave. Për ditën e nesërme (e Shtunë) mbi vendin tonë parashikohet kalimi i një sistemi frontal. Duke filluar nga orët e para të 24-orëshit dhe pjesën e parë të ditës reshje shiu të vazhdueshme me itensitet mesatar, ndërsa në jug reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore në verilindje – lindje - juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore të cilat hera-herës edhe në formën e stuhive të dëborës.


















