
Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Lideri historik i PD-së i ka drejtuar një thirrje, demokratëve në të gjithë vendin që të marrin pjesë në referendumin që rafitikon vendimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i partisë. Berisha shkroi në FB: “Sot referendumi i lirisë, shpresës, fitores! Të gjithë të votojmë!”
Dy ngjarje paralele, krejt të kundërta me njëra-tjetrën, po zhvillohen këtë të shtunë në familjen e demokratëve.
Partia Demokratike zhvillon sot referendumin e anëtarësisë, për ratifikimin e vendimeve të marra nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit. Anëtarësia do të shprehet përmes votë nëse është 'Po' apo 'Jo' shkarkimit të Lulzim Bashës nga kryetar i Partisë Demokratike. Shkarkimi i Bashës u votua nga 4446 delegatë të Kuvendit të shtunën e kaluar.