
Bruksel - Komisioni Evropian propozoi të mërkurën një pezullim të një marrëveshjeje të udhëtimit pa viza me arkipelagun e Paqësorit të Vanuatu për shkak të skemës së tij, që ofron pasaporta për të huajt e pasur, njofton Reuters. Por, me bllokim të vizave paralajmërohet edhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Moldavia në rast se do të aplikojnë të njëjtën skemë në vendet e tyre, siç e kanë pasur në plan.