
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka marrë një vendim skandaloz sot, duke legjitimuar si përfaqësues të PD, Indrit Sefën dhe Marash Logun, duke ia hequr këtë përfaqësim Ivi Kasos.
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka marrë një vendim skandaloz sot, duke legjitimuar si përfaqësues të PD, Indrit Sefën dhe Marash Logun, duke ia hequr këtë përfaqësim Ivi Kasos.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, do të zhvendosë Foltoren sot në Rrëshen. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vite nga ngjarja e rëndë e vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka hezituar ta shqyrtojë dosjen e së ndjerës. Të dhënat e një vetingu për magjistraten e ekzekutuar nga bashkëshorti i saj në mes të Tiranës janë bërë publike nga vetë Komisioni, ndërkohë që në shqyrtim kanë marrë pjesë edhe ndërkombëtarët.
Presidenti Ilir Meta në një deklaratë nga Korça, ka paralajmëruar se pasi ti përfundojë mandati do të rikthehet në politikën aktive.‘Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pres populli i 2 marsit’, u shpreh Meta për mediat.
Presidenti Ilir Meta ka caktuar datën 6 mars për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore. Me anë të një njoftimi në Facebook, bën me dije se në këtë datë do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.