
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë konfirmuar rëndësinë e tranzicionit drejt energjisë së pastër në Ballkanin Perëndimor. Në takimin e nëntë të Këshillit për Energji SHBA-BE u tha se është e rëndësishme ndërtimi i një sistemi konkurrues, transparent dhe të integruar energjetik në rajon, por edhe të bëhen reforma në përputhje me politikat e zgjerimit dhe obligimet që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, njofton REL.