Berisha lajmëron protestë ditën që Vuçiç mbërin në Tiranë

Screenshot 5 28 600x360

Në emisionin Opinion Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar protestë me ardhjen e presidentin serb Aleksandër Vuçiç në datën 20 dhjetor. Berisha u shpreh se unë e kam lajmëruar Vuçiç të mos niset për në Tiranë.

Në 20 dhjetor do të ketë protestë kundër Open Balkan dhe vjedhjes së shtetit.-deklaroi Berisha.

“Unë kam një lajm për shqiptarët. 20 dhjetori është protesta kombëtare e shqiptarëve. Protesta ka qëllime kryesore, së pari kundër Ballkanit të Hapur. Së dyti, protesta e vjedhjes kombëtare. Në datën 20 kombi është në protestë. Merr fund më skenari armiqësor anti-shqiptar i Ballkanit të Hapur. Nëse kthehesh në Foltore unë kisha paralajmëruar ditën e protestës kombëtare. E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri që të mos vijë në Tiranë p[ër Ballkanin e Hapur se populli do të të presë me protesta. Sepse nuk mund të pranojmë ne skenarë të mirëfilltë anti-shqiptar destabilizues”, tha Berisha ndër të tjera.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.