
Sot në orën 10:00 në Arena Air Albania do të mbahet Kuvendi i rithemelimit të PD-së. Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook iu ka rikujtuar të gjithë anëtarëve se mund të vijnë dhe se delegatët do të kenë një hyrje të veçantë.