
Dega e PD në Durrës, në qytetin e dytë më të madh në vend, është në favor të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor. Në shumicë ata kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit. Artin Bajramaj, kryetar i FRPD në Durrës tha se 60 përqind e kryesisë dhe 75 përqind e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në total janë 207 nga 275 delegatë.