Burime nga Partia Socialiste thane dje se Blerina Gjylameti, Evis Kushi dhe Vilma Bello jane duke marre propozimet nga kreret e qarqeve ne lidhje me individet qe u vecuan ne fushaten zgjedhore te 25 qershorit, per te qene ata me te “shperblyerit” ne administrate bazuar ne kriteret qe kerkohen per cdo pozicion.
Diten e sotme ambasadori i SHBA-se Donald Lu ka nisur nje takim urgjent me ministrin e Brendshem Fatmir Xhafajn. Nga te dhenat e deritanishme nuk raportohet qellimi i takimit por mesohet se ai vjen pas shpalljes se Xhafajt per procesine Vettingut ne Policine e Shtetit.
Organet e vettingut kerkojne fonde dhe staf te posacem nga Kuvendi, ndersa qeveria tashme ka gati infrastrukturen per administraten e vettingut. Vete kjo administrate ka kerkesa konkrete. Komisioneri Publik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit kane propozuar strukturat organizative dhe klasifikimin e pagave per personelin e tyre. Ata kerkojne staf duke nisur nga drejtorite ekonomike dhe burimet njerezore, specialist, keshilltare dhe perkthyes.
Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka nisur kete te marte nje vizite zyrtare ne Gjermani. Burime nga Presidenca bejne me dije se per kete vizite Meta eshte ftuar nga homologu gjerman Frank Walter Steinmeier.
Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin amerikan Donald Trump dhe se bashku me bashkeshortet e tyre, Linda dhe Melani kane realizuar edhe nje fotografi, qe shefi i Qeverise shqiptare e postoi ne faqen e tij ne “Facebook” dhe e cileson foto e dites.