Kryeministri Edi Rama, mengjesin e se henes mblodhi grupin parlamentar te Partise Socialiste per te bere te qarte qendrimin e saj ndaj kerkeses se Prokurorise se Krimeve te Renda lidhur me deputetin Saimir Tahiri. Rama njoftoi se ish-ministri perjashtohet nga grupi socialist deri ne perfundim te hetimeve.
Dosje dhe fakte te tjera. Italia ka sjelle mbremjen e sotme edhe dy dosje me rreth 400 faqe, te mbushura me fashikujt, prova dhe fakte per ceshtjen per te cilen Prokuroria per Krimet e Renda kerkon nga Kuvendi i Shqiperise heqjen e imunitetit dhe me pas arrestimin e Saimir Tahirit per dy akuza.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka leshuar akuza te forta ndaj Presidentit Ilir Meta pas publikimit te pergjimeve te bandes se Habilajve. Kryemadhi deklaron se Meta eshte po aq pergjegjes sa edhe Rama per trafikun e droges, pasi ka mbyllur syte edhe gojen.
Pas perfshirjes se tij ne nje skandal pas pergjimeve te trafikanteve te droges dhe implikimin e emrit te tij, ish-ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka folur per here te pare per faktin se pse ka udhetuar serish me “Audin” qe ua kishte shitur Habilajve.
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, u takua me pronare dhe te punesuar ne biznesin e vogel ne Kavaje. Sipas njoftimit te Zyres se Shtypit te PD-se, biznesi i vogel ne kete qytet shprehet kunder futjes se tyre ne skemen e pageses se TVSH, pasi kjo do t’i çoje drejt falimentimit per shkak te rritjes se shpenzimeve. Po ashtu, kjo do t’i detyroje te rrisin cmimet, qe do te thote se konsumi do te bjere dhe ata do te humbin klientelen.