Partia Socialiste do te mbledhe sot Asamblene, ku pritet qe Kryeministri Edi Rama te prezantoje zv.ministrat e rinj. Burime nga PS thane se zv.ministrat do te jene kryesisht femra. Besa Spaho lakohet si zevendesja e Niko Peleshit tek Ministria e Bujqesise.
Kryeministri Rama komentoi sot deklaraten e ambasadorit amerikan per kriminalitetin. Rama tha se shpejt do kete rezultate konkrete per Elbasanin, ndersa brenda pranveres do kete nje situate krejtesisht te re.
Permes nje statusi ne rrjetet sociale, kryetari i PD, Lulzim Basha ka hedhur poshte deklaratat e kryeministrit Rama per nje rritje ekonomike prej 4 per qind. “Rritje ekonomike 4%? Mashtrim ordiner i garuzhdes numer 1!”, ka thene Basha, i cili ka cituar te dhenat zyrtare qe pergenjeshtrojne ato te kryeministrit.
Levizja per Ringritjen e PD-se shpalli platformen e saj politike. Ne dokument thuhet “Partia Demokratike gjendet sot ne nje situate kritike per shkak te drejtimit te gabuar, qe ka sjelle si pasoje deformimin e madh te programit e perfaqesimit politik, perjashtimin e forumeve dhe anetaresise nga vendimmarrja dhe demtimin e rende e progresiv te fuqise elektorale te saj”.
Ne nje seance maratone, e cila perfundoi pas ores 2 te mengjesit, Kuvendi i Shqiperise votoi pro miratimit te ligjit per strukturen dhe organiken e Kolegjit te Posaçem te Apelimit ne Gjykaten Kushtetuese dhe te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, si dhe per klasifikimin e pagave te Komisionerit Publik, te gjitha sipas variantit te propozuar nga komisioni i ligjeve.