Caktohen Sekretarët e Përgjithshëm për çdo ministri

0.1ministrite sekretaret e pergjithshem320154

Vetëm pak ditë pas betimit në Presidencë dhe nisjes zyrtarisht të punës, Ministrat e rinj kanë caktuar dhe një nga zyrtarët më të rëndësishëm në dikaster, Sekretarin e Përgjithshëm.


Bie në sy konfirmimi i disa emrave, si Gazmend Barbullushi në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gelardina Prodanin në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Elira Kokona në Ministrinë e Kulturës, apo Kledia Ngjela në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 

Po ashtu ka dhe emra që kanë ndërruar ministri, por jo funksion. Koli Bele nga ish-Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kalon në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, duke zëvendësuar në këtë vend, Plarent Ndrecë, i cili transferohet në Ministrinë e drejtuar nga Blendi Klosi, atë të Mjedisit dhe Turizmit. 

Edhe Gentian Këri largohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për t’ju bashkuar Damian Gjiknurit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.