30 ushtare te rinj u bene pjese e nje prej njesive elite te Forcave te Armatosura te Shqiperise. Pjesetaret me te rinj te batalionit Komando, u betuan pas perfundimi te kursit 3-mujor, gjate se cilit treguan aftesite e nevojshme fizike dhe psikologjike per te sherbyer ne detyra dhe operacione te veshtira. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka uroi ushtaret e rinj per perfundimin e kursit dhe i inkurajoi ata per pergjegjesite shtese, me te cilat ngarkohen tashme.
Spartak Braho eshte betuar ne Kuvend si deputeti me i ri nje jave pas marrjes se mandatit nga KQZ. Ai zevendesoi postin e lene nga Saimir Tahiri, i cili dha doreheqjen nga mandati per t’iu dorezuar drejtesise si qytetar i thjeshte.
Kryeministri Edi Rama permes nje postimi ne Facebook njofton se eshte miratuar financimi i rindertimit te 50 shkollave, 6 kopshteve, 52 terreneve sportive, 1 Pallati Sporti dhe nje fushe sportive te permasave olimpike.
Sot do te nise seanca plenare ne Kuvendin e Shqiperise. Ne Kuvend priten debate te forta, pasi opozita kerkon doreheqjen e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj. Opozita ka paralajmeruar se do te bllokoje punimet e Kuvendit, ashtu si nje jave me pare. I pranishem ne seancen e sotme nuk ndodhet kryeministri Edi Rama, pasi eshte ne Bullgari ne Samitin qe po mbahet ne Sofje.
Kryeministri Edi Rama udheton te marten drejt Frances, ku pritet te takohet me shefin e Elysse-se, Emmanuel Macron. Vizita e kreut te qeverise shqiptare vjen ne kuader te lobimit per çeljen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.