Donald Lu do te largohet nga Shqiperia. Ne faqen e internetit te Shtepise se Bardhe sqarohet te enjten se iu dergua Senatit lista me 7 caktime dhe nje terheqje ne nivel diplomatesh dhe njeriu qe drejtoi misionin diplomatik te Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi do te jete Ambasador i Jashtezakonshem e i Gjithepushtetshem i Amerikes ne Republiken e Kirgistanit, thuhet aty.
Nje dite para protestes se opozites, kreu i PD, Lulzim Basha, ka perseritur thirrjen per te gjithe qytetaret qe t’i bashkohen aksionit opozitar neser ne kryeqytet. Permes nje statusi ne ‘Facebook’, Basha shkruan se ‘ata’, duke nenkuptuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverine e tij, pasurohen duke grabitur Shqiperine me koncesione dhe tendera.
Partia Demokratike ka bllokuar serish sot, punimet e Komisionit te Ligjeve per te kerkuar doreheqjen e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj. Deputetja Dhurata Cupi duke iu drejtua kryetarit te komisionit, Ulsi Manjes, deklaroi: "Kemi nga njera ane Agron Xhafajn ne brigjet e Vlores qe trafikon droge dhe nga ana tjeter, Fatmir Xhafajn ne brigjet e komisionti qe te Ligjeve qe trafikon ligjet.
Për herë të parë që nga fillimi i procesit të vetingut, EURALIUS, misioni i asistencës në drejtësi i financuar nga BE, dha një afat për përfundimin e reformës në drejtësi dhe të vetingut. Në një prezantimi gjatë të organizuar në zyrat e CILC në Hagë, një nga organizatat që ka fituar tenderin për zbatimin e programit EURALIUS V, drejtuesja e ekipit Agnes Bernharrd sugjeroi se vetingu supozohet të mbarojë brenda tre vjetësh, në vitin 2021, fiks në kohë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, raporton exit.
Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka zhvilluar kete te premte nje takim me zv/kryeministrin e Republikes se Maqedonise per Ceshtjet Evropiane, Bujar Osmani. Gjate takimit u vleresua rendesia e madhe e zbatimit te ligjit per gjuhet, qe u votua ne Maqedoni. Gjithashtu, u diskutua per mundesine e celjes se negociatave te anetaresimit per te dy vendet tona ne Bashkimin Evropian, pas Samitit te Sofjes.