Eurodeputeti gjerman, njekohesisht edhe raportuesi per Shqiperine ne Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka kerkuar nga Keshilli Europian qe te hapen negociatat me Shqiperine. Gjate fjales se tij ne Parlamentin Europian ai tha se Shqiperia i ka plotesuar kushtet dhe meriton nje vendim pozitiv nga BE per te perfituar hapjen e negociatave per anetaresim.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e arsyetuar per shkarkimin nga detyra ne date 7 maj 2018 te gjyqtarit te Kushtetueses Fatmir Hoxha. Gjyqtari Hoxha nuk justifikonte pasurine e tij, nje pjese te se ciles, avokati i tij, deklaroi se e ka vene nga dasmat.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do te jape sot vendimin per gjyqtaren e Kurbinit Marcela Shehu. Ne seancen degjimore te 1 qershorit KPK konstatoi se subjekti ka qene bashkepunues, teksa relatori Komici tha se bazuar ne deklarimet e ILKPI gjyqtarja justifikon pasurine, nuk ka bere fshehje te pasurise dhe as deklarim te rreme.
Komisioni i Posacem i Apelimit vendos sot zyrtarisht per faktin nese Adriatik Llalla do i nenshtrohet Vettingut apo jo. Trupa e komisionereve u terhoq per vendim dhe pritet qe sot ne oren 13:00 te behet publik verdikti per ish-kryeprokurorin.
Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim do te organizojne sot nje proteste, para Kryeministrise, me qellim rrezimin e qeverise ‘Rama’ dhe krijimin e nje qeverie te perbashket anti-mafia. Protesta eshte rrjedhoje e reagimit te pershkallezuar te opozites par publikimit prej saj te audiopergjimit, me protagonist (sipas PD) Albert Veliu i njohur edhe ‘Babalja’ apo 'deshmitari X' dhe Agron Xhafajt, vellait te ministrit te Brendshem, Fatmir Xhafaj, ku bisedojne per dergimin e nje sasie hashashi drejt Italise.