Pas pak do te dale para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit (KPK) anetari i Gjykates se Larte, Artan Zeneli. Ai eshte i katerti gjykates i larte pas Edmond Islamajt, Admir Thanzes dhe Tom Ndreces qe del para vetting-ut dhe eshte ne listen prioritare, pasi kandidon per Keshillin e Larte Gjyqesor. Treshja e seances degjimore do te beje vleresimin ne 3 shtylla: pasuria, kontrolli i figures dhe aftesite profesionale.
Qe te hapen negociatat nuk duhet vetem qe Shqiperia te vazhdoje tempin e reformave, por te mbylle edhe rrugen e re te emigracionit ilegal drejt BE. Kreu i Keshillit te BE, Donald Tusk u takua me Edi Ramen ne Bruksel. Kushtet jane te qarta. Brukseli kerkon ne tre drejtime kryesore rezultate te qendrueshme deri ne qershor 2019 qe te hape me Shqiperine negociatat e pranimit ne BE: perfundimi i reformave; zgjidhja e mosmarreveshjeve me Greqine; mbyllja e rruges se re te emigracionit ilegal drejt Shqiperise. Koha nuk pret per te dyja palet, Shqiperine dhe BE.
Zgjedhjet e aferta vendore duket se nuk jane mjaftueshem arsye e forte qe procesi i nisur i zgjedhjeve ne Partine Demokratike te perfundojne ne afatet e parashikuara ne urdhrat e firmosur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Me ndryshimet ne statut me 28 prill selia ne qender urdheroi nisjen e zgjedhjeve ne deget vendore te Partise Demokratike, proces qe parashikohej te mbyllej brenda muajit qershor, qe me pas i hapte rruge zgjedhjeve ne qender.
Ndersa vijon ne te gjithe vendin, kontrolli dhe fushata e ndergjegjesimit te ndalimit te prodhimit, importit dhe perdorimit te qeseve plastike, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka vijuar takimet sqaruese dhe konsultuese edhe me prodhuesit dhe ricikluesit e Plastikes ne vend. Ne zbatim te ligjit per qeset plastike eshte ne proces hartimi, udhezimi i ministrit per saktesimin e zbatimit te tij per disa elemente: si procesi i biodegradimit, ricilikimit, apo pjeses te qeseve.
Prova e pare e Partise Socialiste per formimin me LSI te 84 votave ne Parlament deshtoi te henen e kesaj jave. Kjo nuk do te ndryshoi as gjate dy javeve ne vijim, ku do te zhvillohen dy seanca te tjera parlamentare, ku jane parashikuar te votohen 3 projekte, per miratimin e te cilave kerkohen 84 vota, qe maxhoranca socialiste nuk i disponon.