Prokurorja e Prokurorise se Tiranes, Antoneta Sevdari, e cila eshte njeherazi edhe kandidate per Keshillin e Larte te Prokurorise e kaloi me sukses Vetingun. Vendimi u shpall paraditen e se merkures nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Trupi gjykues drejtohej nga Firdes Shuli, relatore Valbona Sanxhaktari dhe anetar Roland Ilia.
Gjyqtari i Apelit te Tiranes, Ervin Metalla do te perballet te merkuren me Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Si eshte rritur pasuria e tij pergjate 15 viteve te deklarimit. Ervin Metalla, anetar i Gjykates se Apelit Tirane prej vitit 2013 do te perballet te merkuren me Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Ndonese nuk eshte kandidat per institucionet e reja te drejtesise, Metalla eshte bere pjese e listes prioritare te vetingut per shkak se ne vitin 2017 u zgjodh me short si anetar i Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi.
Gjyqtari Tom Ndreca nuk e ka kaluar Vetingun dhe KPK ka njoftuar sot shkarkimin e tij nga detyra. Anetari i Gjykates se Larte doli para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit javen e kaluar. Trupa gjykuese perbehej nga kryetare Brunilda Bekteshi, relatore Firdes Shuli, anetar Roland Ilia.
Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama ka pritur diten e sotme bashke me anetaret e qeverise, komisionerin evropian per Zgjerim dhe Politiken fqinjesore, Johannes Hahn, vizita e te cilit shenon nisjen e fazes pergatitore te procesit pergatitor per hapjen e negociatave.
Sot do te mberrije ne nje vizite zyrtare ne Tirane komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn. Ne axhende eshte parashikuar nje takim me Presidentin Meta dhe kryeministrin Edi Rama, qe do te pasohet ne oren 15:00 nga nje konference per mediat. Hahn ndryshe nga vizita ne Shkup, ne Tirane nuk ka ne plan per te takuar perfaqesuesit e opozites.