Majlinda Bregu: Negociatat, ja çfarë duhet të bëjmë

0.3MajlindaBregu205615620

Ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu në një aktivitet në Javën e Europës thotë se integrimi duhet të jetë prioritet kombëtar, ndërsa qeveria duhet të jetë e përgatitur për negociatat, pasi do të jenë të gjata dhe të vështira. Për ta bërë Shqipërinë si të gjithë Europa, sipas Bregut ka vetëm një rrugë; Reformat e vazhdueshme, institucionale, politike dhe ekonomike. Në fund të qershorit vendoset për fatin e Shqipërisë për negociatat, ndërsa tre janë vendet skeptike që duhet të binden; Gjermania, Franca dhe Holanda.

Pas shume viteve qe kam bashkejetuar me sfidat e ketij procesi jam e bindur se tani qe ka kaluar faza e pare emocionale e integrimit europian qe shoqeroi procesin e zgjerimit ne fillesat e tij pas renies se murit te Berlini, eshte koha e kushteve,analiza, prioritete, transformim dhe reforma.

1.Qe procesi i Integrimit Europian te Shqiperise duhet te jete agende kombetare nuk eshte nje thirrje opsionale, por nje kusht sine qua non, per qendrueshmerine dhe suksesin e procesit.

2.Hapja dhe konsultimet me eksperte, shoqerine civile, biznesin, boten akademike dhe median jane aset i cili duhet shfrytezuar dhe jo detyrim rutine i procesit.

3.Ka shume menyra per ta mbajtur Shqiperine ne stanjacion dhe per te vonuar procesin e rikthimit te saj ne Europe.

Por ka vetem nje rruge per ta bere ate si gjithe Europa,-Reformat e vazhdueshme. Institucionale, politike, ekonomike.

4.Negociatat do te jene te gjata dhe te veshtira. Rajoni yne ka shansin e dyte pas atij te shkuar dem mes luftrave te viteve 90 qe te forcoje bashkepunimin dhe te pershpejtoje( ose jo) kohen e anetaresimit te fqinjit, ndaj nje menaxhim i arrire dhe pjesmarrje aktive ne projekte rajonale dhe netëork ekononomike, vetem se e forcon kete proces.

5.Sa here qe BE ka qene e qarte ne mesazhe dhe kerkesa, procesi ka ecur me mire. (Rikujtoj qe udherrefyesi per liberalizimin e vizave ishte me i qarte se sa Kriteret per marrjen e statusiy te vendit kanditat, te cilat mund te mos kishin te njejten vlere si prioritete per cdo vend anetar).

Europa ne fund te fundit eshte dhe gjendje mendore:) Po te mendosh sa e rendesishme eshte per Shqiperine e vendet e BP, europianizimi, nuk eshte i pamundur.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.