
Napoleon Bonaparta Napoleon-Bonaparta -Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të. -S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës. -Kurrë mos e ndalni armikun kur po bën një gabim. -Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë. -Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord. -Në politikë, absurditeti nuk është handikap. -Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër. -Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë. -Një lider është një tregtar me shpresë. -Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat. -Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifja.