
Thënie për jetën nga Victor Hugo
Thënie për jetën nga Victor Hugo
Disa thënie më të bukura të Franc Kafk Është cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit të njëzetë. Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe 1 – Një libër do të duhej të ishte një sëpatë që e thyen detin e ngrirë brenda nesh. 2 – Në luftën midis vetes dhe botës, përkrahe botën. 3 – Kushdo që ruan aftësinë për ta parë bukurinë, nuk ka për t’u plakur kurrë. 4 – Duke besuar në mënyrë pasionante në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Ajo që ende nuk ekziston është thjesht diçka që nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm”. 5 – Zoti t’i jep arrat, mirëpo ai nuk i thyen ato për ty. 6 – Kam frikë nga nata. Kam frikë nga jo-nata. 7 – Je i lirë, prandaj dhe je i humbur. 8- Librat që na duhen janë ato që na vijnë si fatkeqësi, që na bëjnë të vuajmë si vdekja e një personi që e duam më shumë se veten, që na bëjnë të ndihemi sikur jemi në prag të vetëvrasjes, ose të humbur në një pyll ku nuk frymon asnjë njeri. 9 – Nuk i lexoj reklamat, sepse po t’i lexoja do të shpenzoja gjithë kohën time duke dëshiruar të zotëroj gjëra. 10- Mos e ndrysho, mos e ujit, mos u mundo ta bësh logjik. Mos e ndrysho shpirtin tënd sipas kërkesave të të tjerëve. Përkundrazi, ndiqi fiksimet e tua më të forta, në mënyrë të pamëshirshme. 11-Ka një pafundësi shpresash në këtë univers…por ato nuk janë për ne. 12- Shenja e parë e fillimit të kuptimit është dëshira për të vdekur. 13- Njeriu i veprimit i detyruar të mendojë, është i palumtur deri në çastin që ia arrin të dalë nga kjo situatë. 14- Kushdo që nuk arrin të gjejë kuptimin e jetës së tij, ndërkohë që ai është gjallë, ka nevojë që një dorë ta ruajë paksa nga dëshpërimi ndaj fatit të tij… por me dorën tjetër ai nuk mund të zhdavaritë çfarë shikon në mes të rrënojave. 15- Shoqërimi me qenie njerëzore çon në vetëvëzhgim. 16- Të besosh në progresin nuk do të thotë të besosh se është bërë ndonjë progres. 17- Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Joekzistuesja është çfarëdo gjëje që ne nuk e kemi dëshiruar mjaftueshëm. 18- Fatkeqësia e Don Kishotit nuk është përfytyrimi i tij, por Sanço Pançoja. 19- E ligë është çdo gjë dëfryese. 20 – Si mund të gjesh kënaqësi në botë nëse nuk e ke atë për strehë? 21- Unë kam ndjesinë e vërtetë të vetes sime vetëm kur jam tej mase i palumtur. 22- Nëse unë do të jetoj përjetësisht, si do të ekzistoj nesër? 23- Në njëfarë kuptimi e Mira është e parehatshme. 24- Sa tmerrshëm e pakët është njohja e vetes sime, krahasuar me njohjen e dhomës sime. 25- Nuk është e nevojshme të largohesh nga shtëpia jote. Rri në tryezë dhe dëgjo. Madje mos dëgjo, vetëm prit. Madje as mos prit, vetëm rri qetësisht dhe vetmitar. Bota do të paraqitet tek ti pa masë, nuk ka rrugë tjetër, vetëm do të bjerë në gjunjë para teje. 26 – Parimi im prijës është ky: Faji nuk duhet dyshuar kurrë. 27- Vuajtja është elementi pozitiv i kësaj bote, në të vërtetë është e vetmja lidhje midis kësaj botes dhe pozitives. 28- Dashuria sensuale është mashtruese si dhe dashuria hyjnore; ajo nuk mund të bëhet vetë, por gjersa e ka pavetëdijshëm elementin e dashurisë hyjnore brenda vetes, mund të bëhet edhe kështu. 29- Historia e njerëzimit është çasti midis dy hapave të udhëtarit. 30 -Ka vetëm dy gjëra. E vërteta dhe gënjeshtrat. E vërteta është e pandashme, gjersa ajo nuk e njeh veten; të gjithë ata që duan ta njohin, vetëm sa gënjejnë.
Disa thënie të mençura nga Mark Twain
Disa thënie të mençura për jetën nga Gabriel García Márquez
Gëte, një nga poetët më të mëdhenj në Gjermani dhe Europë, ka ndikuar thellësisht në historinë e letërsisë dhe mendimit evropian. 50 thënie më frymëzuese për suksesin në jetë nga Gëte 1- Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda. 2- Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë. 3- Pasuria është diçka që mund të ndihmojë në jetë, por jeta nuk është diçka që kalohet për të grumbulluar para. 4- Nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim. 5- Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahistëve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund të fitohet. 6- Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet. 7- Njeriu fisnik i bën për vete njerëzit fisnikë, dhe di si të mbështetet tek ata. 8- Njeriu e vë veten në nivelin me të cilin të tjerët e vlerësojnë. 9- Një jetë e padobishme është një vdekje e hershme. 10- Mosha na tregon ne sa fëmijë kemi mbetur. 11- Të gjitha mendimet inteligjente janë menduar tashmë; e vetmja gjë e nevojshme është të përpiqemi t’i mendojmë prapë. 12- Dijet që kam unë mund t’i ketë çdo njeri, por zemra ime është vetëm e imja. 13- Sundoje atë! Bëje botën t’i shërbejë qëllimit tënd, por mos i shërbe asaj. 14- Tregohu i njerëzishëm dhe përdor fjalë të mira, sidomos për ata që nuk janë të pranishëm. 15- Bukuria është manifestim i ligjeve sekrete natyrore, të cilat përndryshe do të na fshiheshin ne përgjithmonë. 16- Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë, nëse ti nuk respekton asgjë. 17- Disa defekte janë të domosdoshme për hir të individualitetit. 18- Karakteri formohet nëpër shtrëngatat e botës. 19- Karakter, në gjërat e vogla apo të mëdha, do të thotë të marrësh përsipër ato gjëra që ti ndjehesh i zoti t’i bësh. 20- Mirëkuptimi është gjenia e njerëzimit. 21- Korrektësia luan shumë rol, por guximi më tepër. 22- Një përgjigje korrekte është si një puthje e ëmbël. 23- Fati na i plotëson dëshirat, por në mënyrën e tij, me qëllim që të na japë diçka përtej dëshirave tona. 24- Përça dhe sundo, bërtasin politikanët; bashko dhe prij është kryefjala e mençurisë. 25- Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur. 26- Dyshimi rritet sa më shumë që të dimë. 27- Mos ëndërro ëndrra të vogla, sepse ato nuk kanë fuqi t’i vënë në lëvizje zemrat e njerëzve. 28- Gabimi është i pranueshëm për ne sa kohë që jemi të rinj; por ai nuk duhet gërmuar në pleqëri. 29- Çdo ditë ne duhet të dëgjojmë të paktën një këngë të vogël, të lexojmë në poezi të bukur, të shohim një pikturë të arrirë, dhe, nëse është e mundur, të flasim sa më pak fjalë. 30- Të gjithë duan të jenë dikush; askush nuk do që të rritet. 31- Vajzat dashurohen për ato që janë; djemtë për çfarë premtojnë të jenë. 32- Shkoni në vendet e huaja dhe do të arrini të njihni gjërat e mira që i ke në atdhe. 33- Urrejtja është aktive, zilia është pasive; por ka vetëm një hap midis zilisë dhe urrejtjes. 34- Është i vdekur në këtë botë ai që nuk beson në një botë tjetër. 35- Është më i lumturi, mbret apo bujk qoftë, ai që gjen paqe në shtëpinë e vet. 36- Unë mund të të them ty, mik i ndershëm, se kujt t’i besosh: besoji jetës; ajo të mëson më mirë se libri ose oratori. 37- Njihe veten? Nëse do ta njihja veten, do t’ia mbathja me të katra. Mos o Zot që ta njoh. 38- Dëgjoji bindjet e të gjithëve, por dyshimet e tua mbaji për vete. 39- Nëse fillon të mendosh për gjendjen tënde fizike apo morale, zakonisht e gjen se je i sëmurë. 40- Në fushën e ideve çdo gjë varet nga entuziazmi… në botën reale gjithçka qëndron mbi këmbënguljen. 41- Më mirë të mashtrohesh nga miqtë se t’i mashtrosh ata. 42- Secili ta pastrojë derën e vet dhe e gjithë bota do të jetë e pastër. 43- Disa njerëz nuk kujdesen për paratë e tyre derisa iu mbarohen, të tjerët bëjnë të njëjtën gjë me kohën e tyre. 44- Asgjë nuk është më e vlefshme se dita e sotme. 45- Pasionet janë vese ose virtyte në kulmet më të mëdha të fuqisë së tyre. 46- Burracakët kërcënojnë vetëm kur janë të sigurtë. 47- Gjëja më e vështirë për t’u parë është ajo që ke para syve. 48- Njeriut të zgjuar i duket çdo gjë qesharake, njeriut të ndjeshëm i duket çdo gjë e rëndë. 49- Ai që zë vendin e parë rrallë e luan rolin kryesor. 50- Besoji vetvetes dhe do të dish të jetosh.