Keni plane në fundjavë? Zbuloni çfarë rezervon moti

 640 0 ee382d2c81a0c829e4f0d3173856043c

Fundjava pritet që të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. Meteorologu Hakil Osmani ka bërë me dije se zonat bregdetare do të jenë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe me diell.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të rriten dhe do të arrijnë vlerat maksimale nga 37 deri në 38 gradë celsius.

“Vendi gjatë kësaj fundjavë do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në zonat bregdetare, ndërsa zona lindore dhe të ulëta do të kenë prani vranësirash, ndërkaq në alpe do të kemi dhe herë pas here reshje shiu.

Ndërkohë gjatë fundjavës do të kemi dhe një rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumi të shkojë në vlerat 37-38 gradë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë në mot të qendrueshëm, ndërsa në Kosovë gjatë ditës së djelë për shkak të vranësirave do të kemi dhe rrebeshe të shkurta. Temperaturat e ajrit në Kosovë do të shkojnë në 34 gradë ndërsa në Maqedoni 36 gradë”, ka thënë ai

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.