300 qytetarë të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky është bilanci në vendin tonë sa i takon shifrave të COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
300 qytetarë të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky është bilanci në vendin tonë sa i takon shifrave të COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Nga 1 marsi do të rriten sërish çmimet e produkteve të bulmetit. Shtrenjtimi do të ndikohet nga shtimi i kostos për të çmimeve më të larta të naftës, energjisë, plastikës dhe heqjes të skemës të TVSH-së të kreditueshme 6% që nisi zbatimin nga 1 janari 2022.
Ndërsa disa vende evropiane kanë vendosur të heqin pjesën më të madhe të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk vlerëson që Shqipëria është gati për të rishikuar masat në fuqi.
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja masa ajrore Mesdheatre të cilat do të ndikojnë mot të qëndrueshëm në vendin tonë gjatë ditës së sotme. E premte, data 18 shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 2,478 testime kanë rezultuar 361 qytetarë të infektuar me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 7 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.