Javët e fundit ka patur rënie të vazhdueshme të rasteve me Covid në vendin tonë, çka ka sjellë edhe zbutjen e masave. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar sot se është vendosur të hiqet ora policore, e cila ndalonte qarkullimin e qytetarëve nga ora 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit me përjashtim të rasteve emergjente.


















