Durrësi dhe Fieri ishin dy qarqet që shënuan rënien më të madhe të të ardhurave për frymë gjatë vitit pandemik 2020 raportoi INSTAT. Për shkak të një krize të dyfishtë, në fillim tërmeti dhe pastaj pandemia, Qarku i Durrësit përjetoi krizë ekonomike më të thellë se qarqet e tjera gjatë vitit 2020. Për pasojë, të ardhurat për frymë në qarkun bregdetar arritën në 4550 euro më 2020, me një rënie 5.3% në raport me vitin 2019.


















