Duke lënë mënjanë ditën e djeshme me reshje shiu e ulje temperaturash; për javë që presim përpara rikthehet moti i qëndrueshëm si dhe rritje temperaturash. Në këtë mënyrë dita e Hënë parashikohet me kthjellime, por edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.


















