Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendimin e qeverisë për të gjithë fermerët që do të kultivojnë grurë. Rama bën me dije se të gjithë ata fermerë që do të mbjellin grurë, do të mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë. Ai sqaron më tej se aplikimet do të bëhen online te e-Albania nga data 1 deri në datë 23 shtator.


















