Nga fillimi i qershorit, Shqipëria u përfshi në valën e katërt të pandemisë COVID-19. Në dy muaj, u raportuan zyrtarisht rreth 40 mijë infektime të reja dhe 57 humbje jete nga nënvariantet BA2 dhe BA5. Ekspertët e Shëndetit Publik parashikojnë se COVID-19 do të qëndrojë gjatë mes nesh, me frikën se variantet e reja mund të bëhen edhe më agresive. Mjekët që po trajtojnë COVID-19, raportojnë se vala e katërt kishte simptoma më të lehta, por COVID-19 ka rritur barrën e sëmundjeve, pasi janë invalidizuar rreth 4% e të infektuarve nga valët e tjera.


















